Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati për armëpushim
Një takim i mundshëm mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin mund të zhvillohet në Turqi. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. Sybiha tha se Ukraina është e gatshme për një armëpushim dhe se një takim në nivel liderësh mund t’i japë një shtysë të re procesit të paqes. “Ne deklarojmë se negociatat, veçanërisht një takim i mundshëm midis Presidentit Zelenskyy dhe Putin, mund të zhvillohen në Turqi. Unë besoj se vetëm një samit udhëheqësish mund të sjellë një vrull të ri në procesin e paqes. Si Ukrainë, ne jemi gati për një armëpushim”, tha Sybiha. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë...
Burimi:
vizionplus.tv