Zelensky: Një javë duhet të jetë e mjaftueshme që Lukashenko të largojë pajisjet e përdorura nga Rusia
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se një javë duhet të jetë e mjaftueshme që udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko të largojë nga vendi i tij pajisjet që Rusia përdori në sulmet ndaj Ukrainës, dhe nëse Lukashenko nuk e bën këtë, ai kërcënoi me veprime ukrainase, por nuk specifikoi detajet. Zelensky tha në një konferencë për shtyp se në dy rajone bjelloruse që kufizohen me Ukrainën ka stacione transmetimi sinjalesh që forcat ruse i përdorin për të ndihmuar gjatë sulmeve ndaj civilëve ukrainas, raporton Reuters. "Çfarë kuptimi ka të thuash se ai (Lukashenko) nuk dëshiron të jetë në luftë? Le ta heqë këtë pajisje, le ta fikë. Mendoj se një javë do të jetë e mjaftueshme që ai ta bëjë këtë", tha Zelensky. "Nëse ai nuk...
Burimi:
syri.net