Zelensky: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska!

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska!

"Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet." Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e bëri këtë deklaratë pas sulmit të Kievit ndaj rafinerisë së naftës në kryeqytetin rus, raportuan mediat ukrainase. Nëse Putini nuk dëshiron ta përfundojë këtë luftë dhe dëshiron ta vazhdojë atë, ne nuk do të qëndrojmë duarkryq dhe të shikojmë; ne do të kundërsulmojmë", shtoi ai. Udhëheqësi deklaroi se sulmi me dron i Kievit ndaj rafinerisë së naftës ishte përgjigja e Ukrainës ndaj sulmit rus ndaj Manastirit të Shpellave në kryeqytet, një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe fetare të vendit, raporton ANSA. Sakaq paralajmërime ka bërë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili tha se Moska do të ndërmarrë sulme masive në shkallë të gjerë në përgjigje të veprimeve...