Zelensky dhe Netanyahu nderojnë senatorin amerikan Lindsey Graham, i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu, i bënë homazhe senatorit amerikan Lindsey Graham, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 71-vjeçare. Zelensky e cilësoi Grahamin si “një mbrojtës të vërtetë të lirisë”, duke theksuar se ai ishte ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës në Uashington që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022. Sipas tij, senatori kishte vizituar Ukrainën dhjetë herë gjatë luftës dhe kishte qenë pranë popullit ukrainas në momentet më të vështira. bëri të ditur se ishte takuar me Grahamin dy herë vetëm gjatë javës së fundit. Zelenskyvlerësoi gjithashtu rolin e senatorit në nismat për afrimin e paqes, përfshirë përpjekjet për vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë dhe sigurimin e mbështetjes dypartiake për Ukrainën në...
Burimi:
kohajone.com