Zbulohet rubini ‘gjigand’, 11 mijë karat nga tokat e luftës
Një zbulim i jashtëzakonshëm është bërë në Myanmar, ku minatorët kanë nxjerrë nga nëntoka një rubin gjigant prej rreth 11 mijë karatësh, që konsiderohet ndër më të rrallët e gjetur ndonjëherë në vend. Guri i çmuar, me peshë afro pesë kilogramë, u zbulua pranë rajonit të famshëm minerar të Mogok, zonë e njohur në mbarë botën për rezervat e saj të rubinëve cilësorë. Sipas mediave shtetërore, rubini u gjet menjëherë pas festimeve tradicionale të Vitit të Ri në prill dhe më pas iu prezantua liderit ushtarak të vendit, Min Aung Hlaing, në zyrën e tij në Naypyidaw. Ekspertët vendas e kanë cilësuar gurin si rubinin e dytë më të madh të zbuluar ndonjëherë në Myanmar. Megjithatë, edhe pse është më i vogël se rubini rekord...
Burimi:
syri.net