Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së mundshme SHBA-Iran

Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së mundshme SHBA-Iran

Drafti i memorandumit fillestar të marrvëshjes midis SHBA-së dhe Iranit është në zotërim të televizionit shtetëror iranian. Siç raportohet nga Reuters, drafti përcakton që forcat ushtarake amerikane do të tërhiqen nga zona pranë Iranit dhe SHBA-të do të heqin bllokadën detare. Në këmbim, Irani është zotuar të rivendosë numrin e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në nivelet e para luftës brenda një muaji. Në fakt, Irani do të menaxhojë trafikun e anijeve në bashkëpunim me Omanin. Megjithatë, sqarohet se anijet ushtarake nuk përfshihen në draft-marrëveshjen. Nëse marrëveshja miratohet brenda 60 ditëve, kjo do të jetë në formën e një rezolute detyruese të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Armëpushimi i brishtë SHBA-Iran u vu përsëri në provë dje pas sulmeve të...