Mjalti mes rrënojave, bletarët e Gazës përballen me një realitet të ri pas luftës –

Mjalti mes rrënojave, bletarët e Gazës përballen me një realitet të ri pas luftës –

Për bletarët në Gaza, rikthimi i jetës pas më shumë se dy vitesh luftë është kthyer në një sfidë të madhe. Përtej prodhimit të mjaltit, ata përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shkatërrimit të tokave bujqësore dhe mungesës së kushteve natyrore për rritjen e bletëve. Duke qëndruar mbi çatinë e një ndërtese të dëmtuar nga lufta, me pamje nga rrënojat e qytetit të Gazës dhe duke mbajtur në dorë një kornizë me hoje mjalti, bletari Ibrahim al-Dabba shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar. “Bletët kanë nevojë për pemë, ne po rrisim bletë midis rrënojave”, tha ai. Sipas inxhinierit bujqësor dhe bletarit Rateb Sammour, para luftës në Gaza kishte rreth 30 mijë koshere bletësh. Në pjesën më të madhe të territorit, ku zona...