“Beqiri nuk u shpall në kërkim”, Berisha: Urdhër arresti ishte firmosur që në dhjetor, por nuk u zbatuan procedurat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar procedurat që janë ndjekur nga organet ligjzbatuese sa i përket çështjes së Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit. Në një konferencë për mediat, Berisha shprehet se ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar shumë vonë, pasi urdhër-arrestet datojnë që prej dhjetorit të vitit që lamë pas. “Pra, me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra, edhe katër muaj më vonë këta nuk ishin.”, deklaroi Berisha. Në lidhje me Ermal Beqirin, Berisha ngriti pretendime për aktivitetet dhe investimet e tij në disa vende evropiane, duke përmendur Austrinë, Slloveninë dhe Francën. “Kurse Beqiri ndërmori investimet e tij në disa vende anëtare...
Burimi:
vizionplus.tv