Nga vjeshta, shërbimet e check-up dhe dializës do të ofrohen nga shteti! Sala: Ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve
Shërbimet e check-up-it dhe dializës do të ofrohen nga vetë shteti. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila pas mbledhjes së qeverisë njoftoi se, me përfundimin e kontratave koncesionare në vjeshtë, shërbimi i check-up-it, i ofruar prej vitit 2015 nga kompania 3P Life Logistic, si edhe ai i dializës, që aktualisht ofrohet nga DiaVita, do të kalojnë në administrimin e sektorit publik dhe kontratat me privatët nuk do të rinovohen më. “Shërbimi i check up dhe i dializës që përkatësisht përfundojnë në shtator dhe në nëntor të ofruara për momentin nga koncesesionari merren në dorëzim dhe ofrohen nga shteti”, tha ministrja Sala. Me një tjetër vendim të miratuar nga Këshilli i Ministrave, nga muaji shtator hiqet edhe kufiri maksimal i...
Burimi:
sot.com.al