“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh baltë mbi “Paketën e Maleve”, shtysë për zhvillimin lokal

“Zonat malore s’mund të mbeten pas”, Koçiu: U hodh baltë mbi “Paketën e Maleve”, shtysë për zhvillimin lokal

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, gjatë bashkëbisedimit me aplikuesit dhe përfituesit e fazës së parë të “Paketës së Maleve” në Bashkinë Vau i Dejës, deklaroi se zhvillimi i zonave malore është një prioritet dhe se Shqipëria duhet të ecë përpara në çdo cep të saj. “Nuk mund t’ia lejojmë vetes që zonat malore të mbeten pas. Shqipëria duhet të zhvillohet në çdo cep të saj. Pikërisht për këtë mendojmë se ‘Paketa e Maleve’ është një shtysë e fortë për të zhvilluar zonat malore dhe ekonominë lokale në këto zona”, u shpreh Koçiu. Ajo bëri të ditur se deri tani janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi në 52 bashki të vendit, ndërsa janë mbi 1200 aplikime të miratuara. Sipas Koçiut, interesi për këtë nismë ka qenë i jashtëzakonshëm,...