Bosnja nuk i jep shtetësinë menaxherit të lartë rus në Telegram
Shtetasi rus, Ilya Perekopsky, nënkryetar i aplikacionit Telegram, nuk do ta marrë shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës. Propozimi për dhënien e shtetësisë së Bosnje e Hercegovinës është hequr nga rendi i ditës i mbledhjes të së enjtes të Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë ministri i Transportit dhe Komunikimeve, Edin Forto. Perekopsky, shtetas rus, kishte kërkuar shtetësinë e Bosnje e Hercegovinës si person me rëndësi të veçantë për shtetin. Kërkesa është dorëzuar mbi bazën e rekomandimit të Odës Ekonomike të Republikës Sërpska, e cila ka vlerësuar se Perekopsky mund të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe proceset zhvillimore në Bosnje e Hercegovinë. Si një nga arsyet për këtë rekomandim është përmendur synimi i tij për të blerë...
Burimi:
syri.net