Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike në ishullin e Kretës në Greqi. Alarm edhe në Turqi, Francë e Spanjë

Tre zjarrfikës humbin jetën , situatë kritike në ishullin e Kretës në Greqi. Alarm edhe në Turqi, Francë e Spanjë

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën në Greqi, ndërsa vendi po përballet me një valë të re zjarresh të mëdha. Dy prej tyre mbetën të bllokuar mes dy fronteve të flakëve në ishullin e Kretës, ndërsa një zjarrfikës i tretë humbi jetën gjatë operacioneve në Peloponez. Qindra banorë dhe turistë janë evakuuar, ndërsa zjarret kanë shkatërruar ullishte, toka bujqësore, magazina dhe banesa. Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë dhe helikopterë, vijojnë operacionet për shuarjen e dy vatrave kryesore në Kretë. Një tjetër vatër e madhe mbetet aktive në ishullin turistik të Parosit. Sipas autoriteteve, zjarri është përhapur me shpejtësi në jug të ishullit, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra të njëpasnjëshëm evakuimi për banorët dhe turistët në disa zona. Situata vijon të jetë...