Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan
Të dielën pasdite sipas kohës vendore, presidenti kinez Xi Jinping arriti me aeroplan të posaçëm në Bishkek të Kirgizistanit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) të vitit 2026 dhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Kirgizistan me ftesë të presidentit këtij vendi Sadyr Nurgozhoevich Japarov. Presidenti Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan u pritën ngrohtësisht në aeroport nga çifti presidencial Japarov. Në fjalimin e mbajtur në aeroport, presidenti Xi Jinping u shpreh që midis Kinës dhe Kirgizistanit ka një miqësi tradicionale. Gjatë 34 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet Kinë-Kirgizistan kanë ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm, duke arritur në nivelin e lartë të partneritetit të gjithanshëm strategjik në epokën e re. Vitet e fundit,...
Burimi:
javanews.al