BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit
Institucionet e BE-së, por edhe vetë disa vende të rëndësishme të BE-së mendojnë se ka ardhur koha për të reformuar modelin e zgjerimit për vendet që duan t’i bashkohen. KE i tha A2CNN se integrimi gradual shihet si mënyra më e mirë për të inkurajuar shtetet si Shqipëria për të përmbushur detyrimet, duke e përfshirë në disa sektorë të unionit edhe pa qenë anëtarë me të drejta të plota. Komisioni Europian u shpreh kështu për A2CNN: “Integrimi gradual nuk është një ide e re. Ai është një mekanizëm që mbështet vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, në varësi të përmbushjes së disa kritereve të caktuara. Integrimi gradual sjell përfitime konkrete për qytetarët, edhe përpara anëtarësimit të plotë. Në të...
Burimi:
javanews.al