Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

Platforma e komunikimit dhe dixhitalizimit të Partisë Demokratike, e prezantuar nga Sali Berisha, shihet me skepticizëm nga analistët politik. Fitim Zekthi, në një intervistë për A2CNN, argumenton se problemi i Selisë Blu nuk është komunikimi, por sepse kjo forcë politike nuk shëndrrohet dot instrument i shoqerisë për ndryshim. “Pikë së pari, e shoh si një përpjekje të Partisë Demokratike për t’u treguar njerëzve, anëtarëve e simpatizantëve se ajo po përpiqet të lëvizë, po përpiqet të ripërtërihet, të bëhet aleate e shqetësimeve të shoqerisë. Në fakt, nuk është kjo. Është thjesht një xhirim në vend, për të mbajtur me gajret mbështetësit dhe shqiptarët”, u shpreh Zekthi. Sipas Berishës, platforma e re ka në qendër anëtarin, por për Zekthin edhe kjo qasje është e gabuar: “Kjo bëhet...