Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

Të martën në mbrëmje, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi një bisedë telefonike me zv/Kyeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Pakistanit Mohammad Ishaq Dar. Dar e informoi Wang mbi memorandumin e mirëkuptimit të fazës së parë (MM), të arritur së fundmi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm falënderoi Kinën për mbajtjen e komunikimit të ngushtë me Pakistanin gjatë disa muajve të fundit, si dhe për ofrimin e mbështetjes së vlefshme për përpjekjet e ndërmjetësimit. Dar tha se Pakistani pret me padurim koordinimin e vazhdueshëm me Kinën, për të mbështetur vrullin aktual të bisedimeve të paqes dhe për të luajtur së bashku një rol konstruktiv në promovimin e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon. Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike...