Vuçiç kritikon politikat e BE-së: Europa po vret veten me proteksionizëm

Vuçiç kritikon politikat e BE-së: Europa po vret veten me proteksionizëm

Europa po shkon drejt problemeve serioze ekonomike për shkak të produktivitetit të ulët, mungesës së konkurrueshmërisë dhe politikave proteksioniste. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë për Bloomberg, ku foli për ekonominë europiane, investimet kineze në Serbi dhe perspektivën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. “Proteksionizmi po e vret Europën. Ne jetojmë mirë dhe nuk e shohim se çfarë po ndodh rreth nesh. Mënyra se si punojmë do të jetë problemi më i madh për të gjithë Europën”, tha Vuçiç pas kthimit nga Pekini, ku siguroi më shumë se 1 miliard dollarë premtime për investime të reja në Serbi. Gjatë 12 viteve në pushtet, Vuçiç e ka kthyer Serbinë në një nga partnerët më të afërt të Kinës në Europë. Investimet...