Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

Vrau gjatë transmetimit live në TikTok influenceren, arrestohet bosi i drogës në Meksikë, akuzohet edhe për eliminimin e kryebashkiakut

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit kryesorë të Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i dyshuar si organizator i disa akteve të rënda kriminale, përfshirë dy vrasje që tronditën opinionin publik në Meksikë. Operacioni u zhvillua nga forcat speciale në shtetin Jalisco, pas disa muajsh hetimesh dhe punës së inteligjencës. Gjatë aksionit u vra një anëtar i ekipit të sigurisë së të dyshuarit, ndërsa autoritetet bënë të ditur se arrestimi u realizua pas një ndjekjeje me automjete në qytetin Atotonilco el Alto. Sekretari federal i Sigurisë, Omar García Harfuch, e cilësoi arrestimin si një goditje të rëndësishme ndaj një prej organizatave kriminale më të fuqishme dhe më të dhunshme në vend. Sipas tij, “El R1”,...