Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale do të votojnë nëse do të shkarkojnë apo jo nga detyra kryeprokurorin e gjykatës, Karim Khan, për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme seksuale. Për të shkarkuar Khan duhet një shumicë votash prej të paktën 63 nga 125 shtetet anëtare. Votimi është i fshehtë dhe mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Disa vende kanë deklaruar se do të votojnë pro shkarkimit të Khan, ndër to edhe Franca e Holanda, shtet ku ndodhet selia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Zyrtarët e organit drejtues të gjykatës kanë thënë se Khan duhet të shkarkohet sepse ka kryer sjellje të rëndë të pahijshme ndaj një anëtareje të stafit. Khan, 56 vjeç aktualisht është i pezulluar dhe ka mohuar çdo...
Burimi:
javanews.al