Von der Leyen pas komunikimit me Trump: Progres i kënaqshëm drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare BE-SHBA
Pas bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi mbrëmjen e së enjtes se po shënohet “progres i kënaqshëm” drejt finalizimit të marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara deri në fillim të korrikut. “Patëm një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin Trump dhe të dyja palët mbeten të angazhuara për zbatimin e marrëveshjes. Po shënohet progres i kënaqshëm drejt uljes së tarifave doganore deri në fillim të korrikut”, deklaroi Von der Leyen. Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se i ka dhënë Bashkimit Evropian afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare të arritur me SHBA-në. Kujtojmë se në fund të marsit, Parlamenti Evropian miratoi marrëveshjen tregtare mes SHBA-së...
Burimi:
vizionplus.tv