Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

Katër persona kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga benzina në një skaf, në Porto Palermo, Himarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, në breg të detit, ku katër persona po punonin për riparimin e motorit të një skafi. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kohës që po kryheshin punimet, njëri prej personave dyshohet se ka qenë duke konsumuar një cigare. Në këto momente, benzina e pranishme pranë motorit dhe në serbator dyshohet se ka marrë flakë, duke shkaktuar zjarr. Si pasojë, të katër personat që po punonin me motorin kanë pësuar djegie. Ata kanë mundur të hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve. Njëri prej tyre ka pësuar djegie të shumta në trup. Të dëmtuarit janë transportuar për...