Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka ndërmarrë një hap të ri drejt forcimit të kapaciteteve të sigurisë brenda institucionit që drejton, duke krijuar një strukturë të re të brendshme për analizën e inteligjencës. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të Kolegjit të Komisionerëve para pushimeve verore dhe struktura e re do të nisë funksionimin më 1 shtator. Bëhet fjalë për Sekretariatin e Kolegjit të Sigurisë, i cili do të vendoset pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Komisionit Europian. Sipas Komisionit, ky sekretariat do t’i sigurojë presidentes dhe Kolegjit të Komisionerëve analiza të shpejta, të integruara dhe me cilësi të lartë mbi zhvillimet gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë që prekin Bashkimin Europian. Struktura e re do të monitorojë zhvillimet në fushën e sigurisë,...