Vizita në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Brazilit zbulon detaje nga takimi me Trump: I dhashë marrëveshjen bërthamore për Iranin

Vizita në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Brazilit zbulon detaje nga takimi me Trump: I dhashë marrëveshjen bërthamore për Iranin

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka zbuluar detaje nga takimi i tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku i dorëzoi presidentit amerikan një kopje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2010 të negociuar mes Brazilit, Turqisë dhe Iranit. Sipas Lula da Silvës, Trump premtoi se do ta lexojë dokumentin, i cili në atë kohë ishte refuzuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian. Marrëveshja parashikonte që Irani të transferonte më shumë se 1,200 kilogramë uranium të pasuruar në Turqi, në këmbim të rreth 125 kilogramëve uranium të pasuruar në nivelin 20% për përdorim në reaktorin kërkimor të Teheranit. Analistët e konsiderojnë këtë marrëveshje shumë të ngjashme me propozimet që iu bënë Iranit një vit më parë, por që atëherë u refuzuan nga Teherani....