VIDEO/ Vuçiç organizon tubim në Beograd dh deklaron: Do të jap dorëheqjen brenda disa javësh
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot se brenda pak javësh do të japë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e koalicionit me të cilin kampi i tij do të kërkojë një mandat të ri në zgjedhjet e ardhshme. Në një tubim masiv të organizuar në Beograd me sloganin ‘Serbia një familje’, Vuçiç u përpoq të paraqesë 14 vitet e tij në pushtet si një periudhë transformimi për Serbinë, duke renditur investimet, rritjen ekonomike dhe forcimin e shtetit. ‘Vetëm edhe disa javë do të jem president dhe më pas do të paraqes dorëheqjen’, deklaroi Vuçiç para mbështetësve të tij, duke shtuar se do të mbetet aktiv në fushatën zgjedhore për të ndihmuar forcat që ai mbështet. Ai zbuloi...
Burimi:
syri.net