VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit
Të paktën 18 persona, shumica adoleshentë, u vranë sot në një përplasje midis dy kamionëve të vegjël që transportonin punëtorë bujqësorë në Egjiptin verior, tha një burim mjekësor për AFP. “Shumica e të vdekurve janë adoleshentë (të mitur) të moshës 13 ose 14 vjeç”, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti. Viktima më e re ishte 10 vjeç, sipas medias lokale Al-Masry Al-Youm. 32 të tjerë u plagosën rëndë. Pavarësisht rreziqeve, kamionçinat janë një mjet i zakonshëm transporti për miliona punëtorë informalë, përfshirë të miturit, dhe shpesh janë të mbingarkuar. Ministria e shëndetësisë e Egjiptit kishte dhënë më parë një numër fillestar prej 47 të vdekurish, përfshirë rreth 30 të plagosur. Aksidenti ndodhi në një rrugë në provincën Ismailia. وفاة ١٨ عامل واصابة اكثر...
Burimi:
javanews.al