VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”
Rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, morën përgjegjësinë të hënën për sulmet e reja ajrore që vranë të paktën 11 persona, civilë dhe ushtarë, ndërsa një armëpushim i vitit 2022 u prish muajin e kaluar. Huthitë thanë gjithashtu se kishin synuar një rafineri në Arabinë Saudite fqinje, një aleate e qeverisë jemenase. Objektet e gjigantit të naftës Aramco, të vendosura në Jazan, në Arabinë Saudite jugperëndimore, u goditën nga një “sulm preciz” nga një dron, sipas zëdhënësit të tyre ushtarak, Yahya Sari. Sulmi, tha zëdhënësi, ishte në përgjigje të ndërhyrjeve saudite në Jemenin veriperëndimor. Ministria e Energjisë e Arabisë Saudite njoftoi se një zjarr ishte shuar në objekt, pa specifikuar shkakun e tij, dhe se nuk kishte viktima. Në Jemen, Huthitët morën përgjegjësinë...
Burimi:
javanews.al