VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

Qeveria e Kancelarit Friedrich Merz në Gjermani po përballet me një klimë polemikash të forta politike dhe pakënaqësie popullore. Rreth 10,000 protestues marshuan në Plauen, Saksoni, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme federale, ndërsa popullariteti i kancelarit ra në një nivel rekord të ulët dhe AfD e ekstremit të djathtë kryeson në sondazhet e opinionit. “Merz duhet të largohet” – Lista me 11 kërkesa Nën një prani të fortë policore, protestuesit kaluan rrugët e qytetit duke mbajtur flamuj gjermanë dhe pankarta me sloganin “Merz duhet të ikë!”. «Ky kartel, kjo qeveri duhet të ikë!» deklaroi njëri nga folësit, i shoqëruar nga duartrokitje. Një protestues shtoi: “Mertz i ka bërë gjërat edhe më keq se paraardhësit e tij. Dhe nëse vazhdon kështu, dritat...