VIDEO/Katastrofë natyrore në Japoni, të paktën 6 të vdekur nga stuhitë dhe përmbytjet, evakuohen mbi 230 mijë persona!
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, një është zhdukur dhe mijëra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar ndërsa reshjet e papara goditën Prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, Japoni, duke shkaktuar përmbytje të gjera dhe ndërprerje të rënda të udhëtimit. Disa zona në Chiba morën më shumë se 360 mm shi në vetëm 24 orë gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të festave në Japoni. Qyteti i Chibës mori 115 mm shi në një orë, ndërsa Sakura mori 97 mm, të dyja sasi rekord për rajonin. Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi të enjten paralajmërimin e saj të nivelit më të lartë për reshje të dendura shiu për më shumë se një duzinë prefekturash për herë të parë. Paralajmërimi u ul të premten ndërsa stuhitë u...
Burimi:
javanews.al