Vendimi i pazakontë: Katari blen gaz nga SHBA-të për të shmangur krizën
QatarEnergy ka blerë këtë vit 33 ngarkesa me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim furnizimin e klientëve të saj në Korenë e Jugut, Tajvan, Bangladesh, Indi dhe Japoni. Sipas katër burimeve tregtare dhe industriale të cituara nga Reuters, kompania ndërmori këtë hap për të zbutur mungesat në furnizim, pasi eksportet e gazit të Katarit përmes Ngushticës së Hormuzit u ndërprenë si pasojë e luftës me Iranin. Për shkak të bllokimit të kësaj rruge strategjike detare, QatarEnergy shpalli gjendjen e “forcës madhore”, duke u liruar përkohësisht nga detyrimi për të përmbushur kontratat e furnizimit. Megjithatë, kompania vendosi të sigurojë gaz nga SHBA-ja për të vazhduar furnizimin e disa prej klientëve të saj më të rëndësishëm dhe për të ruajtur reputacionin e...
Burimi:
javanews.al