Vdes në moshën 101 vjeç, Albrecht Weinberg, i mbijetuari i Holokaustit

Vdes në moshën 101 vjeç, Albrecht Weinberg, i mbijetuari i Holokaustit

I mbijetuari i Holokaustit, Albrecht Weinberg, ka vdekur në moshën 101 vjeç në qytetin e tij të lindjes në veri të Gjermanisë, thanë zyrtarët të martën. Vetëm në mars Weinberg festoi ditëlindjen e tij të 101-të në qytetin e Leer me qindra të ftuar, gjë që përkoi me premierën e një dokumentari për jetën e tij. "Që kur u kthye nga Nju Jorku në atdheun e tij, në Frizian Lindore, 14 vjet më parë, Albrecht pa u lodhur dhe me një energji të paimagjinueshme ka rrëfyer përvojat e tij të tmerrshme gjatë epokës naziste dhe ka paralajmëruar vazhdimisht kundër harresës", tha kryebashkiaku i Leer, Claus-Peter Horst, duke e përshkruar vdekjen e Weinberg, si një humbje të madhe për qytetin. Kur ishte fëmijë, Weinberg dhe familja...