Vala e të nxehtit në Francë, mbyllet një reaktor bërthamor për shkak të temperaturave të larta
Vala e të nxehtit në Francë do të vazhdojë të paktën deri më 14 korrik sipas Shërbimit Meteorologjik Francez. Sa i përket temperaturave sot të enjten, ato pritet të arrijnë 40°C në Nantes dhe Bordeaux dhe midis 35 dhe 38°C në Paris, Lyon, Clermont-Ferrand, Limoges dhe Tuluzë.Ndërkohë, siç njoftuan Autoritetet Franceze, një reaktor në termocentralin bërthamor të vendosur 90 kilometra nga Tuluza, u mbyll sot për shkak të temperaturave të larta të regjistruara në pellgun e lumit Garonne. Siç thuhet në njoftimin përkatës, kushtet e motit të ditëve të fundit kanë çuar në një rritje të ndjeshme të temperaturës së lumit Garonne, e cila pritet të arrijë 28°C të premten. Së fundmi, duke pasur parasysh ndeshjen e sotme të futbollit Francë-Marok në Kupën e Botës...
Burimi:
syri.net