Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhjen që synon koronaviruset

Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhjen që synon koronaviruset

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit kane krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale një lloj të ri vaksine, e cila mund të ofrojë mbrojtje kundër një game të gjerë virusesh dhe potencialisht të parandalojë pandemitë e ardhshme. Sipas shkencëtarëve, për herë të parë përbërësi kryesor i një vaksine është projektuar tërësisht nga AI dhe më pas është testuar te njerëzit. Vaksina është krijuar për të mbrojtur kundër të gjithë familjes së koronaviruseve, duke përfshirë variantet e Covid-19 dhe viruset që qarkullojnë te kafshët, por që mund të shkaktojnë epidemi te njerëzit. Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat bazohen në një variant ekzistues të virusit, studiuesit përdorën kode gjenetike nga koronaviruse të ndryshme. Inteligjenca artificiale analizoi këto të dhëna dhe krijoi një “super-antigen” që synon...