Ukraina përshkallëzon sulmet ndaj Rusisë, forcat ruse rrëzojnë 86 dronë të Kievit në Shën Petersburg dhe Moskë
Forcat e armatosura ruse kanë rrëzuar 86 dronë ukrainas gjatë natës së të premtes në rajonin përreth Shën Petersburgut, ku po zhvillohet një forum i madh investimesh, thanë autoritetet e qytetit. “86 dronë u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit të Leningradit. Operacionet luftarake po vazhdojnë”, shkroi guvernatori rajonal Alexander Drozdenko në Telegram. “Shën Petersburgu është bërë shënjestër e një sulmi të gjerë nga dronë ushtarakë. U bëj thirrje banorëve të Shën Petersburgut të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Alexander Beglov. Aeroporti Ndërkombëtar i Pulkovos, në pjesën jugore të qytetit, njoftoi një pezullim të përkohshëm të fluturimeve, pa specifikuar arsyen. Të mërkurën, ditën kur forumi i Shën Petersburgut, i njohur më parë si “Davosi rus”, do...
Burimi:
top-channel.tv