U qëllua me vezë në Kuvend, Kurti: Nëse ky është çmimi për t’u ulur për marrëveshje, jam i lumtur ta paguaj
albin kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe incidentit ku u godit me vezë. Sa i përket incidentit në Kuvend, Kurti deklaroi se është i gatshëm të përballet edhe me veprime të tilla, nëse ato do të shërbejnë për arritjen e një marrëveshjeje politike. “Vazhdimi i seancës përcaktohet nga kryesuesi i seancës e cila ka filluar, por përfundon atëherë kur të zgjidhet kryetari dhe 5 nënkryetarët. Edhe nëse bëhen aksione të tilla kundër meje, unë nuk jam këtu për veten time, jam për Kosovën, kërkojnë të ulemi bashkë dhe për Kosovën të bëjmë marrëveshje. Nëse gjuajta me vezë dhe goditja e pantallonave të kryeministrit, është çmimi që unë duhet të paguajë në mënyrë...
Burimi:
zeri.ai