U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

U gjet brenda një valixheje, telefoni i britanikes përdorej që të dukej se ishte gjallë

Detaje të reja janë zbuluar për rastin tragjik në Greqi, lidhur me gjetjen e trupit të dekompozuar të një 38-vjeçareje britanike brenda një valixheje. Sipas medias greke Protothema, telefoni i viktimës është përdorur nga persona të tretë për të kamufluar ngjarjen dhe për të krijuar bindjen se e reja ishte ende gjallë. Gjithashtu, ndërtesa ku u gjet viktima tashmë po mendohet edhe si vendi ku mund të ketë ndodhur krimi. “Telefoni po përdorej. Madje po dërgoheshin edhe mesazhe me tekst, me sa duket me qëllimin për t’i bërë njerëzit të besonin se ajo ishte ende gjallë. Po e trajtojmë ndërtesën si vendngjarje krimi”, i tha gazetës një oficer policie greke. 38-vjeçarja E.P., me origjinë nga Skocia, kishte udhëtuar për në Evropë nga Shtetet e Bashkuara...