‘Turizmi i errët’ që po e mban gjallë industrinë e udhëtimeve në Ukrainë

‘Turizmi i errët’ që po e mban gjallë industrinë e udhëtimeve në Ukrainë

Vitalii Syniakov dikur organizonte turne në kishat me kupola të arta të Kievit dhe në plazhet e Odesës. Por, pasi raketat e para ruse goditën Kievin në shkurt të vitit 2022, “turizmi vdiq për rreth një vit”, thotë ai. Tani veterani i industrisë së turizmit është një nga disa operatorë që ofrojnë atë që ai e quan “turne të errëta” në vende që u bënë famëkeqe nga pushtimi rus. “Sinqerisht, tani rreth 80 për qind e të gjitha turneve që ofrojmë janë turne të errëta”, i thotë ai Radios Evropa e Lirë. Edhe para pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, turizmi në Ukrainë ishte goditur nga kriza të njëpasnjëshme. Në vitin 2013, më shumë se 24 milionë turistë vizituan Ukrainën — pothuajse gjysma e...