Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në Greqi vjen me partinë e re “ELAS”
Përballë Kiriakos Mitsotakis në zgjedhjet parlamentare të 2027-tës do të jetë Aleksis Tsipras. Ai rikthehet në jetën politike pas largimit nga Syriza, me një subjekt të ri politik. Partia e tij, e prezantuar nën sfondin e Akropolit quhet ELAS ose aleanca e majtë greke. Tsipras u largua nga Syriza pas humbjes në zgjedhjet e 2023-shin. Përpara mbështetësve të tij ai prezantoi programin dhe shtatë angazhimet themelore të partisë së tij të re me në thelb luftën kundër korrupsionit. Shteti ka rënë në duart e një kaste që e trajton atë si plaçkë”. “Spekulimet, korrupsioni, bashkëpunimi janë rregullat e pasurimit dhe pushtetit në Greqinë e sotme. Drejtësia dhe ndershmëria janë nën persekutim. Dhe demokracia është nën kufizim. Vendit i duhet një vision i ri. Një plan...
Burimi:
javanews.al