Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar

Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të ditur se ushtria amerikane kreu muajin e kaluar një operacion sekret për të mbrojtur cisternat e naftës dhe anijet e tjera tregtare që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se kishte urdhëruar forcat amerikane të ndërmerrnin misionin me qëllim garantimin e sigurisë së anijeve tregtare gjatë kalimit në këtë rrugë strategjike. Sipas presidentit amerikan, operacioni mundësoi transportimin e më shumë se 100 milionë fuçive naftë drejt tregjeve ndërkombëtare, ndërsa mbi 200 anije tregtare kaluan në mënyrë të sigurt përmes ngushticës. “Muajin e kaluar, unë udhëzova forcat kryesore ushtarake amerikane të kryenin një mision sekret për të mbështetur...