Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike me mua për të rritur popullaritetin

Trump sulmon sërish Melonin: Dëshiron sërish të bëhet mike me mua për të rritur popullaritetin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka sulmuar sërish kryeministren italiane, Giorgia Meloni,  pas komenteve të tij të djeshme, ku theksonte se ajo i ishte lutur për të bërë një foto me të në samitin e G7-ës në Francë. Në një reagim në Truth Social, Trump këmbëngul se Meloni i ka kërkuar vazhdimisht për të bërë foton, ndonëse kryeministrja italiane e mohoi në një reagim publik të premten, me qëllimin për të rritur popullaritetin e saj. “Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, më kërkoi vazhdimisht të bënim një foto së bashku gjatë takimit të Group of Seven në Francë. Ajo po kalon një periudhë të vështirë në Itali për sa i përket popullaritetit të saj, ndoshta sepse refuzoi të mbështeste SHBA, një vend që e do dhe e...