Trump sulmon institucionin kryesor shkencor të SHBA-ve për kapitullin mbi klimën
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka hapur një front të ri përplasjesh mbi çështjen e ndryshimeve klimatike, duke sulmuar një manual referues për gjyqtarët federalë që përmban një kapitull mbi shkencën e klimës. Vetëm pak orë pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës, Trump reagoi në rrjetin e tij social Truth Social, duke akuzuar Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë se kanë publikuar materiale “të rreme, të njëanshme dhe mashtruese” mbi ndryshimet klimatike. Në postimin e tij, presidenti amerikan deklaroi se ka urdhëruar zyrtarët të shqyrtojnë financimin federal të manualit, i cili u mbështet pjesërisht nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (National Science Foundation). “Taksapaguesit tanë nuk duhet të financojnë mashtrimin klimatik dhe gjyqtarët nuk duhet të ishin mbështetur kurrë në të”, shkroi Trump. Kapitulli i...
Burimi:
javanews.al