Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit, SHBA dërgon dhjetëra avionë në Izrael

Trump shqyrton përshkallëzimin e operacioneve kundër Iranit, SHBA dërgon dhjetëra avionë në Izrael

Uashingtoni po rrit praninë e tij ushtarake në Izrael, duke dërguar dhjetëra avionë cisternë, të cilët shërbejnë për furnizimin me karburant të avionëve ushtarakë në ajër. Lajmi është bërë i ditur nga Axios, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë. Sipas raportit, ky zhvillim vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton plane të reja ushtarake që parashikojnë zgjerimin e operacioneve kundër Iranit, përtej veprimeve që po zhvillohen aktualisht në rajonin e Ngushticës së Hormuzit. Mes opsioneve që po diskutohen janë sulme ndaj infrastrukturës strategjike iraniane, përfshirë centrale elektrike, goditje të reja ndaj objekteve bërthamore për të shkatërruar rezervat e uraniumit të pasuruar, si dhe bombardimi i objektit nëntokësor të njohur si Pickaxe Mountain, i cili raportohet se është ende në ndërtim....