Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund tensioneve në Lindjen e Mesme mund të nënshkruhet gjatë ditës së sotme. Megjithatë, Teherani nuk ka konfirmuar afatin kohor të përmendur nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke folur vetëm për një marrëveshje të mundshme “në ditët në vijim”.Trump tha se nënshkrimi i marrëveshjes do të shënonte edhe hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për trafikun ndërkombëtar detar, ndërsa shtoi se Irani nuk synon më të zhvillojë armë bërthamore. Ndërkohë, presidenti pakistanez Shehbaz Sharif, vendi i të cilit po luan rol ndërmjetësues në negociata, u shpreh optimist se marrëveshja mund të finalizohet brenda 24 orëve dhe të pasohet nga bisedime teknike gjatë javës së...