Trump nuk i ndahet uraniumit të Iranit: Jam 100% i bindur se ata nuk do të prodhojnë më armë bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh i bindur se Irani do ta ndalojë programin e pasurimit të uraniumit dhe do të heqë dorë nga çdo përpjekje për zhvillimin e armëve bërthamore, edhe pse negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të tensionuara. Trump deklaroi se SHBA-ja mund ta ndalojë Iranin të zhvillojë një program bërthamor ushtarak. “100 për qind ata do të ndalen”, tha ai. Trump zbuloi gjithashtu se është personalisht i përfshirë në kontaktet me zyrtarët iranianë gjatë negociatave. “Unë po negocioj me ta”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se pala iraniane i kishte thënë se “do ta marrim pluhurin”, term që ai e përdori për materialin bërthamor. Presidenti amerikan theksoi se Uashingtoni nuk ndodhet nën presion për të arritur shpejt një marrëveshje me Teheranin....
Burimi:
top-channel.tv