Trump nuk heq dorë nga politika e ashpër kundër emigracionit, gati t’i anulojë vizat deri në 200 mijë azilkërkuesve!
Qeveria amerikane po përgatitet të revokojë vizat e biznesit dhe turistike të një numri të madh të huajsh që kanë aplikuar për azil në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të politikës së ashpër të administratës së Presidentit Donald Trump ndaj emigracionit. Departamenti i Shtetit konfirmoi se po punon me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të identifikuar dhe revokuar vizat e personave që kanë hyrë në SHBA duke deklaruar se do të qëndronin për një periudhë të shkurtër, por më pas kanë aplikuar për azil. “Ne po punojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të identifikuar dhe revokuar vizat joimigruese të të huajve që erdhën në Shtetet e Bashkuara duke pretenduar se ishin vizitorë afatshkurtër, por më pas aplikuan për azil në mënyrë që të qëndronin...
Burimi:
javanews.al