Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në Poloni
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5 mijë trupa shtesë në Poloni, vetëm pak ditë pasi Pentagoni kishte pezulluar një vendosje të planifikuar forcash në vendin aleat të NATO-s. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se vendimi lidhet me marrëdhëniet e ngushta me presidentin aktual të Polonisë, Karol Nawrocki. “Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit të tanishëm të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin isha krenar ta mbështesja, dhe marrëdhënien tonë me të, jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni”, shkroi Trump. Njoftimi konsiderohet një kthesë e fortë politike, pasi vetëm pak ditë më parë Pentagoni kishte bërë të ditur se do të...
Burimi:
javanews.al