Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Bilanci i policisë/ Kapet i dënuari nga GJKKO, 4 operacione dhe 7 shoferë të arrestuar në 24 orë

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit, gjatë të cilave janë finalizuar katër operacione policore dhe janë goditur një sërë veprimtarish të paligjshme në të gjithë vendin. Sipas policisë, është kapur një person i shpallur në kërkim, i dënuar me dy vite burg nga GJKKO për korrupsion aktiv në zgjedhje, ndërsa është ekzekutuar edhe masa e sigurisë “Arrest në burg” për një 41-vjeçar të kërkuar për narkotikë, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje të energjisë elektrike. Gjatë kontrolleve u goditën nëntë raste të narkotikëve, u evidentuan 17 raste të krimeve kundër personit, 12 raste të krimeve kundër pronës, gjashtë raste të dhunës në familje dhe tetë raste të krimeve kundër mjedisit. Në total u arrestuan dhe u proceduan dhjetëra persona për vepra...