Konstituohet Kuvendi i ri Kosovës, ka afat 60 ditë për zgjedhjet e presidentit të vendit…
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Kosovës janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. Fillimisht u votua për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.Në rend dite është betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve.Me konstituimin e Kuvendit nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.Afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com