Kapet në Spanjë “magjistari i arratisjeve”, shqiptari Taulant Toma u arratis për herë të fundit në 2025 në Milano
Policia Kombëtare spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma , 42 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane dhe i njohur si “magjistari i arratisjeve”.Toma ishte arratisur katër herë nga katër institucione të ndryshme penitenciare, tre në Itali dhe një në Belgjikë. Arratisja e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, në zonën e Milanos, ku dyshohet se u largua duke zbritur me çarçafë të lidhur pasi kishte prerë shufrat e qelisë.Në momentin e arrestimit, të kryer të dielën, më 23 gusht, por të bërë publik sot, i arratisuri ka bërë rezistencë të fortë, bëjnë me dije burime hetimore.“Rekordi” i tij i arratisjeve kishte tejkaluar edhe atë të Felice Maniero.Detajet e arrestimit dhe historia...
Burimi:
sarandanews.com