MINUTA E FUNDIT – Mbytet në liqenin e Komanit 20- vjeçari, po lahej me shokët në Breg Lumi…
Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur ‘Breg Lumi’ në Fierzë. Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se ai ka qenë sëbashku me disa shokë duke u larë në liqen, para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.Njoftimi i Policisë:Informacion paraprak-Rreth orës 17:30, në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë, shtetasi kosovar L. D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com