Dalin pamjet! Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës
Kanë dalë pamjet e momentit të arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim pas masës së sigurisë “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Arrestimi është kryer nga Forcat e Posaçme Operacionale në zonën e Plepave, në Durrës, ndërsa Agasi po udhëtonte me automjet. Në videon e cila zgjat rreth 20 sekonda, shihet momenti menjëherë pas bllokimit të automjetit. Një automjet i errët është ndaluar në anë të rrugës, pranë barrierës mbrojtëse, ndërsa rreth tij kanë mbërritur disa efektivë të Policisë. Në pamje dallohen edhe efektivë me motorë, ndërsa pjesëtarët e strukturave operacionale, të veshur me jelekë të kuq me mbishkrimin “POLICIA”, rrethojnë automjetin. Disa prej efektivëve mbajnë maska në fytyrë, ndërsa të tjerë janë të pajisur...
Burimi:
javanews.al